Rama flet për pamjen tmerruese nga varrimi në Peshkopi, do e ndaja me ju por…

04/04/2020 17:42

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook është shprehur se ndihet shumë i mërzitur nga ajo se çfarë ka ndodhur sot.

Ai foli për një video që i kishte shkuar sot nga një varrim që ishte bërë në Peshkopi dhe sipas tij ishte e frikshme.

Ceremonitë mortore për shkak të Koronavirusit janë të ndaluara edhe në botë, për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes që ekziston.

Rama:

Në tërë botën si dhe në Shqipëri janë ndaluar ceremonitë funerale, fetare apo laike sepse i bie të kthehesh nga varrezat me rrezikun e vdekjes në trup si pjesë e një zinxhiri të infektuarish.

Nuk e ndava me ju sot se do bëheshin shumë, një pamje tmerruese nga një varrim në peshkopi.

Po aman o njerëz, aman, po pse me gjoba dhe me polici do zgjidhim këtë punë edhe për funeralet, edhe për të shtatat edhe për të dyzetat e traditës tonë, por ja që mbase do të detyrohemi të shkojmë deri këtu. Në Shkodër e infektuan njëri-tjetrin në një mort dhe pastaj e bënë zinxhir për të shtatat, lus zotin që të shërohen të tërë dhe mos të sjellë larg qoftë morti, mort, por kështu është kjo luftë.

Kjo fashë orari ishte projeksionuar për deri të hënën, por jemi të dëtyruar që ta shtyjmë për disa ditë sepse më parë duhet të merremi vesh mirë dhe të gjithë duhet të mësojnë që më e keqja nuk ka kaluar, por nuk ka ardhur akoma.

Top Channel