Rama: Do lirojmë fashat e orareve dhe hapjen e dyqaneve, por kush thyen rregullat do përfundojë në burg

04/04/2020 17:14

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook është shprehur se ndihet shumë i mërzitur nga ajo se çfarë ka ndodhur sot.

Ai u shpreh se do të lirohen disa gjëra por do të shtohen dënimet.

Rama:

Do zgjasim fashën e orareve, por do të ashpërsojmë dënimet. Ata që abuzojnë do të shkojnë deri në heqje lirie, më pas do të lejojmë automjetet private për të gjithë punonjësit që kanë aktivitet.

Më pas do të lejojmë edhe hapjen e dyqaneve, por do të vendosen rregulla se si do të shërbehet dhe shkelja e tyre do të dënohet deri në heqje lirie.

Top Channel