‘Quiz’ nga ballkoni/ Mësoni si kalohet koha në karantinë në Paris

04/04/2020 01:38

Në çfarë viti doli në shitje iPhoni i parë? Çfarë është karpofobia? Noam Cartozo, një banor i lagjes 11 në Paris, vë në jetë lojën e famshme franceze të quizz-it, pyetje për një kampion, çdo mëngjes, në orën 8, duke i bërë një seri prej 12 pyetjesh, të njohurive të përgjithshme, fqinjëve të tij. Dhe e bën këtë nga ballkoni i tij. Një mënyrë, sipas tij, për të sjellë sadopak gëzim në lagjen e tij, gjatë izolimit.

“Në orën 8 pasdite, ne kishim një takim, në ballkonet dhe dritaret tona, për të duartrokitur stafin shëndetësor. Ditët e para, unë vendosja muzikë me zë të lartë, më pas kjo u shndërrua në një test për gjetjen e titujve të këngëve, dhe më pas, në këtë kuiz nga ballkoni. Një seri prej 10 pyetjesh, vlen një pikë. Dhe ne konkurojmë si ekip”- tha Cartozo.

Kjo sipas ideatorit, është një ide e mirë pasi përveçse kalon kohën, kur je në izolim dhe nuk ke çfarë të bësh tjetër, edhe mëson gjëra të reja. Mëson duke luajtur. Mëson ndërsa je në izolim. Kjo-thotë Cartozo, është një kohë e vështirë, ndaj është diçka e mirë që kush mundet ti sjellë pak gëzim të tjerëve.

Top Channel