Pas Shkodrës përkeqësohet bilanci edhe në Elbasan, rritet numri i të infektuarve me CoVid-19

04/04/2020 10:22

ELBASAN- Ka shkuar në 9 numri i të infektuarve me CoVid-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se së fundmi është regjistruar një tjetër rast i infektuar, pas testeve të kryera.

Kujtojmë se edhe në Shkodër është përkeqësuar bilanci i të prekurve nga CoVid-19.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë në një deklaratë për mediat për të bërë të ditur përditësimin e të dhënave me CoVid-19.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel