Madonna ka bërë një donacion prej $1milionë për fondacionin Bill and Melinda Gates , për të ndihmuar në krijimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri.

Në fillim të javës themeluesi i Microsoft njoftoi planet për financimin e shtatë studimeve laboratorike për gjetjen e një kure për sëmundjen.

Në një video të postuar në rrjetet sociale Madonna u thotë fansave: “Individualisht dhe globalisht duket qartë se jemi në një gjendje emergjence, prandaj duhet të pranoj se m’u desh pak kohë të përshtas stilin tim të jetesës. Po bashkohem me fonacionin Bill & Melinda Gates në përpjekjet për gjetjen e një mjekimi që kuron ose parandalon Covid-19”.

Çifti Gates ka thënë në një intervistë të fundit: “Fondacioni ynë ka ekspertizë të thellë me sëmundjet infektive, dhe po financojmë disa projekte për të qenë të përgatitur”.

Muajin që shkoi Madonna u vunën kritika të ashpra nga publiku pasi e quante koronavirusin “barazuesi i madh”, në një video ku ishte e zhveshur në vaksë.
Në video, ish-ylli i popit shihej në një vaskë të mbushur me petale lulesh, teksa ligjëronte duke thënë se pandemia nuk do t’ia dijë nëse je i pasur apo i varfër.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel