Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar.

Shtetasin me iniciale T.Q. 23 vjeç, gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:

T. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel