Me kokën lartë si një hero fitimtar, momenti kur mjeku Kraja del nga spitali Infektiv i shëruar nga CoVid-19

04/04/2020 14:28

Dhimitër Kraja është mjeku i cili u prek nga koronavirusi por pas disa ditësh luftë ai arriti të fitonte dhe përfundimisht të shërohej nga ky virus.

Ndërkohë sot Kraja ka lënë ambientet e spitalit Infektiv të Tiranës dhe është fotografuar në momentin që po dilte në pjesën e jashtme. Kraja edhe pse në një moshë të thyer ecën me kokë lartë si një hero i kthyer fitimtar nga lufta.

Kraja ishte një nga mjekët i cili edhe pse kishte dalë në pension nuk nguroj t’i përgjigjej thirrjes së ministrisë së Shëndetësisë për mjekë në frontin e parë të luftës kundër CoVid-19.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel