3 minuta heshtje janë mbajtur në Kinë në ndër të viktimave të koronavirusit. E shtuna u shpall ditë përkujtimi për të nderuar viktimat.

Në orën 10:00 sipas orës lokale të gjithë njerëzit qëndruan në heshjte për 3 minuta në nder të më shumë se 3300 të vdekurve nga Covid-19.

Pas 3 minutave heshtje, makina, trenat, anijet u ranë borive masivisht. Flamuri atje u ul në gjysëm-shtizë. Rastet e para të koronavirusit u zbuluan në qytetin kinez Wuhan në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, virusi ka përfshirë globin, duke infektuar më shumë se një milion njerëz dhe duke vrarë gati 60,000 në 181 vende.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel