Kina vendi ku lindi CoVid-19, ja sa viktima dhe të prekur u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

04/04/2020 08:16

KINË- Prej javësh duket se Kina, vendi ku lindi virusi Covid-19, e ka fituar betejën për frenimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Tashmë sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë 24 orëve të fundit  në Kinë janë shënuar vetëm 19 të infektuar të rinj, ndryshe nga vendet e Europës dhe SHBA që po shënojnë me mijëra të prekur dhe viktima.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kinë ka patur 4 vdekje duke e çuar numrin total në 3,326 viktima.  Në total në Kinë janë prekur 81.639 por 76.755 prej tyre jenë shëruar, duke e lënë numrin aktiv që janë të prekur aktualisht nga koronavirusi në 1.558.

Kujtojmë se tashmë epiqendra e virusit po kthehet SHBA dhe vende të tjera të Evropës, si Franca apo Anglia.  Në Itali deri më tani janë shënuar 14 681 viktima, por nuk mbetet shumë pas edhe Spanja pasi aty janë plt 11 198 viktima të shkaktuara nga CoVid-19. Ndërkohë një rritje tepër shqetësuese të viktimave po shënon Franca, ku së fundmi përllogaritet që numri total i të vdekurve nga virusi covi-19 të jetë 6 507.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel