Në parkun kombëtar të Abruzzo në Italinë qendrore, një grup ujqërish duket se po shijojnë dëborën e vonshme të rënë kësaj jave.

Autori i pamjeve Pietro Santucci, përshkruante skenën: “Dëbora e pasdites së djeshme sikur e zbuti pak tensionin e të ndenjurit mbyllur brenda, gjatë kohës që zakonisht do të ishte një shëtitje ajrimi. Por unë mora qenin tim dhe dolëm pa i rezistuar bukurisë së peizazhit, dhe këtë duket se bënë dhe kjo tufë lozonjare ujqërisht në zonën me faunë të pasur”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel