Shkodër, 12 raste në një ditë, të gjithë janë familjarë të dy rasteve të që u konfirmuan në Kiras dhe Dobraç

03/04/2020 01:34

Një shifër e frikshme na vjen nga qyteti i Shkodrës ku nga 15 teste të bëra dje për Koronavirus kanë rezultuar pozitive 12 persona pozitiv.

Të gjithë janë pjesëtarë të familjes së dy rasteve të infektuara që dolën sëfundmi në lagjet Kiras dhe në Dobraç.

Nëse deri të mërkurën në qytet ishin vetëm 2 të infektuar, brenda pak orëve ky numër ka shkuar në 14. Ndërkohë këto të dhëna nuk janë përfshirë ende në përditësiminë zyrtar të të dhënave, por sipas Ministrisë së Shëndetësie zyrtarisht kemi 277 raste dhe 16 viktima.

Top Channel