Rama tregon mesazhin e “tmerrshëm” të avokatit në New York: Duhet të presësh 8 ditë për…

03/04/2020 19:19

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në Facebook me qytetarët ka treguar edhe një mesazh të një avokati në New York i cili i shkruante kryeministrit se do të donte të zëvendësonte këtë që është tani me atë që ishte.

Rama thotë se ai edhe pse ishte në SHBA ka pritur 8 ditë për të marrë përgjigjen e tamponit dhe si përfundim kishte dalë pozitiv.

“ Rriti pagat e njerëzve se do të ikin të gjithë nga Shqipëria thotë ky profesori tjetër. Zotëri unë mendoj që ata që janë në Shqipëri sot dhe me ndihmën e zotit kjo do vërtetohet deri në fund do të ja dinë shumë për nder fatit të tyre dhe vetes tyre që i gjeti sot në Shqipëri. Dje kam marrë mesazh nga një miku ish Shqiptar avokat në New York City, është avokat është aty që kur nuk mbahet mend jeton në Manhatan dhe më shkruante për herë të parë do doja ta zëvendësoja tani menjëherë këtë ku jam me atë ku isha.

Se dëgjoj njerëz që ankohen dhe kërkojnë këto lloj gjërash duke parë amerikën, por po ju them më tha, thuaju që kam pritur tetë ditë, tetë ditë për të marrë përgjigjen për tamponin  dhe dola me CoVid dhe sot nuk dal dot, nuk e di a jam pastruar apo jo se nuk ka shance të kap radhën që të bëj testin që të marr vesh a jam pastruar apo jo. Dhe rrogat nuk rriten se kam qejf unë apo dëshirë, se po të ishte për qejf e dëshirë nuk ka njeri në këtë vend që të ketë dëshirë më shumë se unë që të rritet rroga, nuk ka njeri që nuk do donte t’i bënte rrogat sa në gjermani.

Por partia e Sudes e çoi Shqipërinë një herë në greminë dhe është një parti që është në respiratorin e iluzioneve të veta, por nuk është më për këtë popull” tha Rama.

Top Channel