Rama: Kemi mundësinë për të menduar lirimin e disa masave, burg për ata që…

03/04/2020 18:09

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët është shprehur se qeveria po shikon se si të lehtësojë disa masa shtrënguese kundër CoVid-19.

Sipas asaj që tha kryeministri mund të ketë në ditët e ardhshme një lehtësim për sa i përket fashës së orareve apo të lëvizjes me automjet.

“Bazuar në këtë ecuri kemi mundësinë që të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj dhe tonën, por nuk kemi asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin që të mos hedhim hapa të nxituar dhe ndërkohë që dua t’u them se nëse do të zgjedhim si po mendojmë, të fillojmë të bëjmë disa lehtësime, patjetër do të bëjmë edhe disa shtrëngime. Pasi nëse do të lehtësojmë pak, do të jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë dhe thyejnë rregullat duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Po konsiderojmë, është që duke lehtësuar fjala vjen, fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të lëvizin me makinën e tyre, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar. Duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje liri për këdo që merr makinën për të shkuar në punë dhe e përdor për të transportuar njerëz të tjerë. Këtë po diskutojmë në shtabin tonë. Po dëgjojmë me vëmendje ekspertët, ku më pas do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë” tha Rama.

Top Channel