Demokratët e cilësuan si antikushtetues aktin normativ, i cili pezullon qiratë për biznesin e vogël, familjarët e mbetur të papunë si dhe studentët.

Jorida Tabaku thotë se ky akt i paprecedent jo cenon jo vetëm të drejtë e pronës dhe të njeriut, por do të nxisë edhe konflikt social mes shqiptarëve.

“Normalisht akti për qiratë është antikushtetues, por është edhe në shkelje te së drejtës së pronës është në shkelje te së drejtave të njeriut. Është një akt i cili nxit konflikt ndërmjet palëve, dhe në këtë rast është një akt që nxit konflikt mes bizneseve te vogla, familjeve të cilat kanë marrë me qira. Këtu nuk po flasim për bizneset e mëdha apo oligarkët të cilët qeveria po I mbron apo mbulon. Këtu po flasim për marrëveshje midis bizneseve të vogla deri në 14 milion, që janë katet e para të pallateve te vjetra, supermarketet e vogla, njësitë e vogla, pikat e vogla të shërbimit, dhe prekja me e madhe që mund ti bëhet këtyre grupeve apo impakti më i madh që mund ti bëhet këtyre grupeve nuk ka lidhje me qiranë, por ka lidhje me taksat dhe qeveria nuk mund të marrë dot masa dhe të ndërhyjë në një marrëveshje ndërmjet palëve, marrëveshje civile ndërmjet palëve privat me privat, por maksimumi që qeveria mund të bëjë është të marrë vendime për buxhetin e shteti dhe burimet që ka buxheti i shtetit. Familjet shqiptare marrin vendime vetë për buxhetin e tyre, për pasurinë e tyre”.

Në analizën e demokratëve akti normativ nuk mund të justifikohet as me raste të jashtëzakonshme ai ajo e pandemisë, pasi ai do të përbënte një akt të paprecedentë për vendime të tjera të ekzekutivit.

“Ndërhyrja e qeverisë në këto marrëveshje përveçse është antikushtetuese, përveçse është cenon të drejtat e njeriut, përbën një precedent shumë të rëndë, për vendimet e ardhshme që kjo qeveri do të marrë. Qeveria mund të pezullojë taksa, mund të shtyje taksa mund ti ulë taksa bizneseve por jo të ndërhyjë në këtë marrëveshje. Qeveria mund të bëjë atë që bëri Kosova , mund ti subvencionojë qiratë, kaq ka në dorë qeveria. Qeveria mund të ndihmojë bizneset që kanë marrë prona shtetërore me qira, që të mos e paguajnë këtë qira dhe po flasim gjithmonë për biznese të vogla dhe njëri të vogla shërbimi, për pika të vogla shërbimi, por në këtë rast qeveria nuk m,und të ndërhyjë në marrëveshje midis palëve”.

Por cilat janë efektet e këtij akti?

“Efektet e këtij akti sigurisht që nuk mund të zgjidhen, dhe impakti që ka ne ekonomi kriza nuk mund te zgjidhet me akte normative përçarëse. Këto do zgjidhen përmes mbështetjes dhe dhënies së mbështetjes së drejtpërdrejtë për bizneset. Incentivimin nëpërmjet dhënies së lukuiditetit, sepse sot duhet te kuptojmë se cikli ekonomik është i tillë që këto familje të vogla, këto biznese te vogla që ndoshta mbahen me qira, kanë marrë një kredi ndërkohë nga ana tjetër do duhet të vijojnë të paguajnë detyrimet ndaj shtetit për drita për ujë, dhe cikli i tillë ekonomik bën që shkëputja vetëm e vetëm një pjese të zinxhirit do të krijojë sigurisht ndërprerjen e të gjithë pagesave te tjera. Sa qiramarrës janë, sa familje të vogla janë, sa biznese janë, nuk mund të bëhen dot vendimet e shtetit, në errësirë të tillë totale dhe në mungesë të tillë totale informacioni”.

Partia Demokratike propozon një zgjidhje krejt tjetër për bizneset dhe personat të cilët kanë humbur punën për shkak të koronavirusit. Ajo kërkon vend.

“Kosova paguan 50 përqind të qirasë të bizneseve sot, për këtë arsye kemi bërë edhe llogaritje konkrete dhe ne planin 90 milion euro për të mbështetur biznesin është e përfshirë edhe mbështetje e drejtpërdrejtë për qiranë dhe shpenzimet e tjera që vijojnë edhe sot , përveç pagesës dhe incentivimit të të punësuarve, dhe personave të cilët kanë dal pa punë nga bizneset e mëdha si rezultat i mbylljes së aktivitetit të këtyre bizneseve….. mënyra e duhur është që të vendoset gjithë buxheti i shtetit në dispozicion, për të vendosur çdo shpenzim të kotë në dispozicion, të gjitha burimet nga koncesionet tek burimet e luksit për të tejkaluar këtë situatë. Nxitja e konfliktit mes biznesit dhe qytetarëve nuk zgjidh problemin thjesht e acaron dhe krijon më shumë pesimizëm ne ne ekonomi”.

Top Channel