Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ditën e sotme se pas një operacioni që zgjati plot 24 orë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike për 4 mijë banorët e Mirditës.

Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC Ura e Fanit, ku rreth 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë u angazhuan 24 orë për riparimin e linjës.

Njoftimi i plotë i OSSH:

Operacioni 24 orë mbi liqen, rikthehet energjia për 4 mijë banorë të Mirditës

Rreth 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë (#DTL) njësia Veri, u angazhuan 24 orë për riparimin e linjës 35 kV #Rrëshen-Kalimash.
Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra.

Brigadat e linjave të Shkodrës, Mirditës dhe Kukësit punuan në kushte mjaft të vështira të motit, duke shpërfillur dhe rrezikun nga COVID 19.
Dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë, ndaj u përdorën varkat për të rikuperuar kabullin e këputur dhe riparuar rrjetin elektrik për 4000 banorët e zonave Kaçinar, Bukmir, Simon, Kushnen, Shengjergj, Kalur, Arrëz dhe Molaj.

Top Channel