“Ngele duke na bo si Enveri…”, Rama i jep përgjigjen epike qytetarit

03/04/2020 19:51

Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe përgjigjet thumbuese ndaj qytetarëve që i kanë komentuar në Facebook.

Një qytetar i ka shkruar se po bëhet si diktatori Enver Hoxha, ndërsa kryeministri i ka thënë që ai të rrijë aty ku është të lajm duart e të lexojë libra në mënyrë që të jetë gati kur të rikthehet shkolla.

“Po se ti ngele duke na bërë si Enveri, çfarë  të them unë tani? E ke njohur Enverin ti Ervin apo ta ka tregu baba? Pse tu bëra si Enveri ty unë? për çfarë? Se po të mbroj ty se me këtë mendje që ke mund të shkosh e të hedhësh në erë gjithë familjen e të bëhesh CoVidi i shpisë.

Rri aty ku je e mos lëviz nga vendi, laj duart, hap dritaren edhe ulu lexo libra, mëso që të jesh gati kur të kthehesh në shkollë edhe jepi prindërve mbrapsht atë që kanë dhënë për ty e mos i bëj prindërit me turp duke bërë nga këto broçkullat.” tha Rama

Top Channel