Lufta e maskave, SHBA akuzohet për ‘pirateri moderne’ pas bllokimit të maskave që vinin në Evropë

03/04/2020 21:36

SHBA është akuzuar së fundmi për pirateri moderne pas raportimeve se ka ndryshuar destinacionin e një ngarkese maskash që do të shkonin për policinë gjermane, duke bërë një ofertë më të mirë për eliminimin e vendeve të tjera në luftën globale gjithnjë e më të ashpër për pajisje mbrojtëse mjekësore.

Rreth 200,000 maska N95 të prodhuesit amerikan GM iu ndryshua drejtimi për t’i çuar drejt SHBA teksa po transferoheshin në avionët në Tailandë, akuzonin autoritetet në Berlin, të cilët i kishin porositur për policinë gjemrane.

Andreas Geisel, ministri i brendshëm i shtetit të Berlin e përshkroi ndryshimn e destinacionit në momentin e fundit si “akt modern piraterie” dhe i bëri thirrje qeverisë gjermane të kërkonin batimin e rregullave ndërkmbëtare nga SHBA.
“Kjo nuk është mënyra për të trajtuar partnerët trans-Atlantikë. Edhe në kohë krizash globale nuk duhet të ketë metoda si nga ‘pendimi i egër’”, tha Geisel.

Ai i bashkohet kështu korit të kritikave të ngjashme mbi adminsitratën Trump për praktika të dyshimta në trgun e vogël të pajisjeve mjekësore që po vë kombet kundër njëra-tjetrës.

Valérie Pécresse, presidente e rajonit madhor francez Île-de-France ku përfshhet dhe Parisi, e përshkroi garën globale të maskave si “gjeti thesari”.

“Unë gjeta një stok maskash dhe amerikanët më ndryshuan ofertën duke ofruar më shumë. Ata ofruan trefish çmimin dhe parapagim, por unë s’mund ta bëj këtë me paratë e taksapaguesve, duhet të kontrolloj cilësinë e më pas të paguaj. Kështu që na e hodhën”, tha ajo, duke shtuar se më në fund kishte gjetur një ngarkesë 1.5 milionë maska me ndihmën e rezidentëve franko-kinezë të Parisit.

Kompania amerikane 3M e cila prodhon maskat N95 (të cilat japin mbrojtje pak më të mirë se maskat e thjeshta kirurgjike) tha se dje se administrata Trump i ka kërkuar të ndalojë eksportet e maskave në Kanada e Amerikën Latine, çka sjell pasoja të konsiderueshme humanitare dhe lëvizje hakmarrjeje prej tyre.

Kryeminsitri kanadez Justin Trudeau, e quajti lëvizjen amerikane “te gabuar”, dhe i kujtoi SHBA se ata importojnë materiale mjekësore nga Kanadaja.

FOTO GALERI
1/4
Kompania amerikane 3M prodhon maskat N95, të cilat japin mbrojtje pak më të mirë se maskat e thjeshta kirurgjike

Top Channel