TROPOJË– Dy persona të prekur nga koronavirusi tashmë janë shëruar. Lajmin e ka bërë të ditur Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi teksa shkruan se është njoftuar nga spitali Infektiv se të dy pacientët janë shëruar plotësisht dhe se tashmë janë lënë të lirë për të shkuar në banesat e tyre.

Megjithatë sipas asaj që kanë paracaktuar mjekët të gjithë ata që shërohen dhe dalin nga spitali do  u duhet që të qëndrojnë të vetëkarantinuar në shtëpi për  2 javë të tjera.

“Sapo u informoca nga autoritetet mjekësore se sot kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë dy të diagnostifikuar e parë nga Tropoja si të infektuar me covid-19. Të dy pacientët tashmë janë shëruar dhe do t’ju nënshtrohem rregullave formale 2 javore të karantinës. Një lajm i tillë është i gëzueshëm për të gjithë ne por dhe një kujtesë që të zbatojmë me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shëndetësor të sanksioneve nga autoritetet. Një mirënjohje të veçantë për bluzat e bardha të qytetit tonë dhe të spitalit Infekti në Tiranë për punën profesionale dhe përkushtimin human që po tregojnëm,”-shkruan kryebashkiaku Byberi.

Top Channel