U kollit teksa fliste, Rama shqetësohet për mjekun! Përgjigja epike e Tritan Kalos: Është nga uji i pastër i Lanës

03/04/2020 21:23

Teksa kryeministri i vendit Edi Rama mbrëmjen e sotme mblodhi komitetin teknik të epidemisë nuk munguan as batutat mes tij dhe mjekut Tritan Kalo.

Kalo teksa fliste për epideminë në një moment u kollit, shenjë kjo që është si karakteristikë e simptomave të të prekurve nga Covid-19. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama i shqetësuar duke e pyetur nëse ishte mirë, ndërsa mjeku e kaloi situatën me një batutë.

Edi Rama: Profesor Tritani si je? Të shoh pak me kollë.

Tritan Kalo: Është nga uji i pastër i Lanës, prandaj e kam kollën.

Më pas Kalo shpjegoi situatën lidhur me koronavirusin në vendin tonë.

“Sëmundja do të paktën 5-6 javë të tregojë fytyrën e vërtetë.” tha Kalo.

Top Channel