Ja sa raste të reja dhe vdekje kishte Kina ditën e sotme

03/04/2020 20:56

Kina prej disa ditësh i ka shumë të vogla rastet me Koronavirus si dhe vdekjet numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ajo çka po ndodh në Europë.

Sipas statistikave të publikuara nga zyrtarët kinez ditën e sotme janë zbuluar 31 raste të reja ndërsa numri i vdekjeve është vetëm 4.

Në total Kina deri më tani ka 81,620 të prekur, 3,322 vdekje në total, 76,571 të shëruar, numri i rasteve aktive është 1727 ku 379 janë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale në Kina ka filluar që çdo gjë të rikthehet në normalitet ndërsa sipas disa lajmeve të publikuara në mediat botërore vetëm në Wuhan ka pasur 42000 të vdekur por numrat janë fshehur.

Top Channel