I destinuar për Barçën, Lautaro ka refuzuar Realin, blaugranat duan edhe Barellan nga Interi!

03/04/2020 22:30

Jo vetëm Lautaro Martinez  pasi Barcelona kërkon edhe Nicolo Barrelan nga Interi. Mesfushori 23-vjeçar pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barçës dhe shikohet si një alternativë ideale për të përforcuar mesfushën. Në fakt objektivi i parë i blaugranave në këtë repart është Fabian Ruiz por mesfushori i kombtares spanjolle që aktivizohet te Napoli duket më afër Realit të Madridit, dhe sipas gazetës madrilène AS, Barcelona ka hedhur vështirimin nga talenti i Interit dhe kombëtares italiane Nicolo Barella.

Megjithatë për të bindur zikaltërit të lejojnë largimin e një prej mesfushorëve më të mirë që kanë në skuadër do të jetë shumë e vështirë aq më tepër që Interi për të blerë kartonin e Barellas nga Cagliari ka shpenzuar në total plot 37 milionë euro, 12 për huazimin dhe 25 do ti derdhë në arkat e klubit sard në verë për blerjen e detyrueshme të kartonit.

Përsa i përket Lautaro Martinez i cili dëshirohet me çdo kusht nga Barça por pëlqehet edhe nga Reali, ai është i desitnuar për të zgjedhur blaugranat sepse në moshën 18-vjeçare ka refuzuar edhe një ofertë të Realit, kjo prapaskenë merkatoje është zbuluar nga presidenti i Racing Club i cili është shprehur se para 4 vitesh e gjysmë, Lautaro refuzoi transferimin te academia e Los Blancos.

Top Channel