“Gati për të rifilluar betejën” U infektua nga CoVid-19, shefi i “127” jep lajmin e mirë: Gjendja ime…

03/04/2020 16:57

TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili disa ditë më parë u infektua me koronavirusi është drejt shërimit. Ai ka thënë se tashmë gjendja e tij shëndetësore është më e mirë dhe se po pret analizat e tamponit.

Ndër të tjera Brataj është shprehur se mezi pret që të rifillojë betejën kundë CoVid-19. Brataj ka shtuar se me pak vullnet nuk ka asgjë që nuk bëhet dhe nuk ka luftë që nuk fitohet, andaj sipas tij më shumë bashkëpunim kjo luftë do të fitohet.

Reagimi i Bratajt:

“Përshëndetje
Një falenderim të gjithë JUVE, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19.
GATI, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: NUK BËHET,
pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit.
NUK KA GJË QË NUK BËHET, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë.
Dr. Skënder Brataj”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel