FOTO/ Me vinç, kështu nxirret nga banesa i sëmuri obez me koronavirus!

03/04/2020 14:10

Një gjë aspak e zakonshme do të përshkruhej kjo që do të shihni! Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga koronavirusi vdekjeprurës.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia “dorëzuar” më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë, transmeton “Daily Mail”.

Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel