Fëmijët izolohen me trupin e babait të vdekur, qyteti nuk varros dot të vdekurit e koronavirusit

03/04/2020 20:34

Familjet kanë nisur të djegin trupat e të afërmve të vdekur në rrugët e qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil, ku morgët janë plot prej vdekjeve nga koronavirusi.

Gruaja dhe fëmijët e tmerruar të një viktime të koronavirusit po vazhdojnë vetëizolimin me trupit në dekompozim prej ditësh, pasi zyrtarët nuk mund të varrosin do të vdekurit.

Në një video në medita sociale, Gabriela Orellana i lutet e përlotur autoriteteve të marrin trupin e burrit të saj nga shtëpia, pasi iu tha se duhet të prisnin disa ditë.

“Mos e lini të shtrirë këtu,” lutet ajo në pamje teksa fëmijët rrinë në dysheme prapa saj.

Dhjetra familje në Ekuadorin e varfër janë detyruar të mbajën të vdekurit në shtëpi. Disa prej tyre janë bërë të dëshpëruar dhe kanë djegur trupat e tyre në rrugë, ose i kanë mbështjellë me plastikë e i kanë hedhur në trotuare.

Pamje janë shpërndarë në mediat sociale ku tregohen trupa të lënë para shtëpive teksa familjarët e viktimave vetë-izolohen me simptima të koronavirusit.

Skenat nga vendi janë krahasuar me ato të filmave të horrorit.
Video e zonjës Orellana e regjistruar në shtëpinë e saj në Guayaquil, është shikuar mijëra herë: “I kërkoj autoriteteve ndihmë për heqjen e trupit të burrit tim. Më kanë thënë të pres por çdo gjë është shembur. Ju kërkoj ndihmë që burri im të ketë pak dinjitet, mos e lini të shtrirë këtu. Sa duhet të pres?” pyet ajo.

Ekuadori ka raportuar 3,163 infeksione dhe 120 të vdekur deri dje, por shifra mund të jetë shumë më e lartë. Vendi tha se po ndërton një kamp të veçantë për viktimat e koronavirusit në Guayaquil.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel