Familja e gjitha bashkë, i biri prek zemrat e Julkës dhe Dj Andit!

03/04/2020 21:07

Julka Gramo me Dj Andin dhe dy djemtë e tyre ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një panoramë të plotë familjare siç rrallë kemi mundur ta shohim.

Për fat të mirë, kjo situatë shërbeu për ta bërë bashkë familjen e tyre e për të krijuar kujtime të bukura.

Vetë Andi pranoi se është hera e parë që qëndron kaq gjatë me familjen, ndërkohë që akoma më emocionues e bëri momentin djali i tyre i madh, Ian.

I pyetur nga Bieta nëse ndihej ndopak i mërzitur nga vetizolimi, Ian përqafoi prindërit dhe tha: “Jo se kaloj kohë me këta”, një përgjigje që preku zemrat e të gjithëve.

Top Channel