Bisedë telefonike Erdoğan-Michel, diskutohet lufta kundër COVID-19

03/04/2020 17:47

Në bisedë është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështjet rajonale.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedë është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështjet rajonale.

Top Channel