Binjakët e lindur gjatë pandemisë marrin emrat kuptimplotë Corona e Covid

03/04/2020 21:00

Një djalë e një vajzë binjakë të lindur në mes të epidemisë së koronavirusit në Indi kanë marrë emrat e vetë virusit.

Tashmë prindërit e Covid e Corona shpresojnë që emrat e fëmijëve të kujtojnë vështirësitë për sjelljen e tyre në jetë.

Çifti nga Raipur në Indi thonë se mund të ndryshojnë emrat e tyre më vonë: “Lindja e tyre erdhi më shumë vështirësi dhe unë e burri donim që kjo ditë të mbahej mend. Virusi është vërtet i rrezikshëm por shpërthim i epidemisë i bëri njerëzit të fokusohen te higjena, stafi i spitalit nisën t’i thërrisnin ata Corona e Covid, kështu që vendosëm t’i quajmë ashtu”, tha nëna e tyre Verma.

FOTO GALERI
1/3
Të pastrehë në New Delhi marrin ushqim pas vendosjes së bllokadës nga qeveria indiane

Top Channel