“BE i kërkon falje Italisë”/ Conte i përgjigjet Von der Leyen: Trego më shumë ambicie, guxim dhe unitet

03/04/2020 08:35

Ndarjet në BE se çfarë masash të vendosen për të luftuar tronditjen ekonomike që ka shkaktuar emergjenca koronavirus janë ende të forta.

Të enjten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen pas deklaratës në La Repubblica, Giuseppe Conte përgjigjet nga të njëjtat faqe të gazetës: “BE në një udhëkryq”.

  Koronavirusi/ Von der Leyen i kërkon falje Italisë: Tani BE është me ju

Kryeministri e hap mesazhin duke falënderuar Von der Leyen për deklaratën me të cilën shprehu afërsinë dhe solidaritetin për popullin italian dhe në veçanti për personelin e tij shëndetësor, më pas sfidoi Evropën për të “treguar më shumë ambicie, kurajo dhe shenjë uniteti “.

“Fjalët e tua – shkruan Kryeministri – janë provë që italianët ka tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete “.

“Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim.Përballë një stuhie si ajo e Covid-19 që prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”, tha Conte.

Top Channel