Akuzat nga francezët, Lyon: Juve ishte… ndeshja ‘zero’

03/04/2020 16:13

Zbarkimi i koronavirusit në shtetin francez është faj i Juventus. Skuadra kampione e Italisë e mësuar me akuza të ndryshme por kurrë më parë për përhapjen e një pandemie, është vendosur nën akuzë për ndeshjen të cilën e humbi ndaj Lionit, përballje që sipas mjekëve transalpinë solli edhe për herë të parë raste në këtë vend.

Sindikata e mjekëve Francezë përmes një përgjegjësi, tha se ndeshja e ligës së kampioneve mes formacionit të trajnerit Garsia dhe armatës së torinezëve, është ndeshja zero e pandemisë, për shkak të mijëra tifozëve italianë që ndoqën sfidën.

Agjencia Rajonale e Shëndetit në Lion, nënvizoi se studimi i të infektuarve në dy javët që pasuan ndeshjen nuk jep të dhëna që 90 minutëshi ishte shkaku, por sërish komplotistët dhe madje bluzat e bardha mendojnë ndryshe.

Marcel Garrigou-Grandchamp, mjek në profesion dhe shefi i Sindikatës, mendon se futbolli ishte përshpejtues i pandemisë e në veçanti ndeshja Lion Juve në 26 Shkurt. “Ajo ndeshje solli në Lion, tifozë nga e gjithë Italia, dhe jo vetëm nga Piemonte, dhe vendosi në rrezik një territor që nuk ishte: tha mjeku transalpin.

Top Channel