A do të marrin shpërblim ata që shkojnë në punë? Ja çfarë thotë Rama…

03/04/2020 19:44

Një qytetarë e ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse do të marrin shpërblim personat që po shkojnë në punë në këtë situatë të krijuar nga Covid-19. Rama ka thënë se nuk ka pse kjo kategori të shpërblehet pasi nuk po përballet me koronavirusin.

“Pse mos të marrim ndonjë shpërblim edhe ne që përballemi me virusin pasi shkojmë në punë?

Ti nuk përballesh me virusin i dashur se po të përballeshe me virusin ty të bën që larg qoftë të shtrihesh në krevat. Ti thjesht dhe vetëm mbron veten tënde dhe i shmangesh përballjes kjo është ajo që bën ti. Dhe nuk ke pse të shpërblehesh për të, sepse kjo mund të jetë një histori që mund të zgjasë dhe ne po ndryshojmë stilin e jetës, po kush e di se sa kohë që edhe kur të dalim, se po përmendin ca Suedia, Suedia, Suedia. E para një herë ne nuk jemi suedez ne nuk jemi policët e vetëvetes nuk jemi shquar asnjëherë si policët e vetëvetes. Qytetarët e Suedisë dhe shteti kanë një marrëveshje të vjetër prej shumë kohësh” tha Rama.

Top Channel