22-vjeçari me talasemi, apel shqiptarëve: Gjaku s’është medikament fabrike, ju lutem dhuroni

03/04/2020 15:41

Arditi, është 22 vjeç, nga Lushnja dhe ka talasemi që kur ka qenë tetë muajsh.

Rrugët janë bllokuar si pasojë e koronavirusit dhe ai e ka shumë të vështirë që të drejtohet nga Lushnja në drejtim të kryeqytetit për të marrë gjak. Sëmundjen, e shikon si faktor pengues për shumë aktivitete që mund të bëjë një person i shëndetshëm. I pyetur nga gazetarja e emisionit “Shqipëria Live”, nëse ka një apel për shqiptarët, Arditi tha:

“Po kam një apel. Njerëzit të dhurojnë sa më shumë gjak, pasi gjaku nuk është një medikamet që përftohet në fabrikë, por burimi kryesor është dhurimi”.

“Vij dy herë në muaj dhe marr gjak në Tiranë. Historia ime ka filluar që kur kam qenë  8 muajsh dhe deri më tani. Po, ka vështirësitë e veta edhe kjo sepse do shkëputesh nga shumë gjëra në jetë dhe nuk mund të bësh gjëra që bëjnë personat e shëndetshëm. Po, ka qenë e vështirë sepse edhe situata e lëvizjes ka qenë e vështirë, por edhe gjaku ka qenë me pakicë. Apeli kryesor është që njerëzit të dhurojnë sa më shumë gjak, pasi gjaku nuk është medikament që përftohet në fabrikë, por burimi kryesor është dhurimi”, u shpreh Arditi.

Top Channel