13 vjeçari në Britani shoqërohet për në banesën e fundit, të afërmit falen në distancë nga njëri-tjetri

03/04/2020 22:48

Viktima më e re e koronavirusit në Britani, u drejtua sot për në banesën e fundit, por nëna dhe gjashtë motrat, e shikuan të gjithë ceremoninë mortore në internet, pasi ata ishin detyruar që të qëndronin në izolim në shtëpi, shkruan Daily Mail.

13-vjeçari Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton i Britanisë, vdiq i vetëm në Spitalin e King’s College, në orët e para të së hënës. I mituri, u drejtua sot drejt banesës së fundit dhe siç e dëshiron tradita islame, falja e namazit të varrimit, u krye nga të afërmit e tij. Ndryshe siç e kërkon rregulli i faljes- që supet e besimtarëve duhet të jenë të ngjitur njëri me tjetrin- të afërmit e Ismailit, të detyruar nga dinstancimi social, qëndronin në distancë prej të paktën 2 metrash.

Ismaili, i cili nuk vuante nga ndonjë sëmundje paraprake, përshkruhet nga familja si një djalë i sjellshëm, zemërgjerë dhe i buzëqeshur. Ai testoi pozitiv me koronavirus të premten e kaluar dhe vdiq tre ditë më pas, duke u kthyer kështu në viktimën më të re të koronavirusit në Britani.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel