Tjetër lajm i mirë, shërohet nënë Sanija dhe Gjysh Izedini! Rama publikon foton e çiftit të moshuar

02/04/2020 20:14

Dy persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në qytetin e Korçës. Lajmin e ka publikuar kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka shpërndarë edhe një foto të çiftit Sanijes dhe Izedinit.

Sipas asaj që shkruan Rama dy të shëruarit janë të moshës 78 dhe 79 vjeçe dhe ky është vërtetë një lajm tepër i mirë  duke ditur se koronavirusi është më fatal tek mosha e tretë.

“LAJM I MIRË: NËNË SANIJA DHE GJYSH IZEDINI, ÇIFTI I TE MOSHUARVE NGA KORÇA, PLOT 78 DHE 79 VJEÇ, U SHËRUAN” shkruan Rama.

Top Channel