Ka shkuar në 53 numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në Greqi.

Viktima e fundit është një 80-vjeçare nga Kosturi, personi i tetë që humb jetën nga virusi në këtë zonë. Më herët ndërroi jetë një 7- vjeçare nga Pela, afër Verias. Aktualisht Greqia numëron 1,415 raste, teksa shtrëngimi i masave vazhdon.

Me një urdhër të veçantë është ndaluar noti në plazhet e vendit, si dhe peshkimi nga bregu, ose ai me varka të vogla pranë brigjeve. Edhe në këtë rast, penalizimi është 150 euro për këdo shkel ligjin

Top Channel