Presidenti Duterte paraljmëron se ushtarët do të qëllojnë protestuesit gjatë bllokadës së koronavirusit

02/04/2020 15:38

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte kërcënoi sot se do të urdhërojë trupat e ushtrisë të qëllojnë pjesmarësit në protestat që kanë nisur kundër kufiimeve të epidemisë së koronavirusit në Manila.

Udhëheqësi po fliste pas arrestimit të 21 njerëzve një ditë më parë për një grumbullim të jashtëligjshëm në Quezon, të cilët kishin dalë për të kërkuar ushqim dhe asistencë nga qeveria gjatë bllokadës së epidemisë.

Në pamjet e trazirave ushtarët e policia shiheshin që merrnin njerëzit e prangosur, dhe ndiqnin të tjerë që po largoheshin. Grupi demonstroi duke pushtuar një pjesë të bulevardit Epifanio delos Santos në Queon, pak më larg zonave rezidenciale të protestuesve, Sitio San Roque.

Duterte që është njohur për operacionin e tij të përgjakshëm kundër trafikantëve të drogave fajësoi të majtët për destabilizim të qeverisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel