Më shumë se 95% e të vdekurve nga koronavirusi i ri në Evropë kanë qenë mbi 60- vjeç, por është koncept i gabuar që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar, deklaroi sot drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge.

Ai shtoi se mosha nuk është rreziku i vetëm për sëmundjen.“Ideja që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar është e gabuar. Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm”, tregoi Kluge në konferencën online për shtyp në Kopenhagë.

Ai shtoi se 95 % e të infektuarve me COVID-19 janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa më shumë se 80 % e të vdekurve ishin mbi 80-vjeç, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, siç janë problemet kardiovaskulare, hipertensioni ose diabeti.

“Ka raste të rënda të sëmundjes tek adoleshentët mbi moshën 20-vjeçare, shumica kanë nevojë për kujdes intensiv, ndërsa disa fatkeqësisht kanë vdekur”, tha Kluge.

OBSH theksoi se 10 deri në 15 % e të infektuarve janë më të rinj se mosha 50 vjeçare. Në botë deri më tani janë regjistruar 950.708 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre kanë vdekur 48.311 dhe 202.826 janë shëruar.

Top Channel