“Nuk ka ç’të duhet ty”, nisin që në studio përplasjet e “Aventurierëve”!

02/04/2020 22:09

Tetë personazhe që duhet të kalojnë tre muajt e verës në një shtëpi e të punojnë një një “beach bar”  në plazhin e Spilles, është kjo fabula e “Aventurierëve”, reality show më i ri në Shqipëri që do të nisë transmetimin nesër në orën 23:00 në Top Channel.

Regjisori, producenti dhe dy prej personazheve të reality show-t ishin pjesë e “Ftesë në 5” ditën e sotme, nga ku zbuluan disa detaje interesante.

Mjaftuan pak minuta që të krijoheshin përplasjet e para mes dy personazheve, duke ngjallur kuriozitet dhe dëshirë për t’u stacionuar çdo të premte mbrëma përpara ekranit të Top Channel.

Top Channel