Netanyahu përsëri në karantinë për shkak të frikës nga COVID-19

02/04/2020 21:21

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot u vendos në vetëkarantinë për të dytën herë pasi ka qenë në kontakt me ministrin izraelit të Shëndetësisë, Yaakov Litzman, i cili është diagnostifikuar me koronavirus.

Zyra për media e kryeministrit në një deklaratë tha se bazuar në udhëzimet e mjekut të Netanyahut dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ai do të shkojë në karantinë deri të mërkurën e ardhshme.

Mediat izraelite po ashtu raportuan se shefi i agjencisë së inteligjencës, Mossad, Yossi Cohen dhe kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Moshe Bar Siman Tov hynë në karantinë pasi gjithashtu ishin në kontakt me ministrin e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve në Izrael nga koronavirusi ka shkuar në 31 me mbi 6.200 infeksione.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, në dhjetor, COVID-19 është përhapur në 200 vende dhe rajone të botës./AA/

Top Channel