Ndalohen nga qeveria italiane, stërvitjet në Serie A

02/04/2020 12:56

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistëve.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte në një deklaratë për median bëri të ditur se në dekretin e tij që shtyn masat kufizuese deri në 13 prill, është përfshirë një normë e re që ndalon rikthimin në stërvitje të sportistëve.

‘E vetmja gjë e re që i shtojmë këtij dekreti, që ka të bëjë me regjimin e kufizimit deri në 13 prill, ka të bëjë me seancat stërvitore të sportistëve-tha Conte në komunikimin e tij-kështu që ndalohen të gjitha stërvitjet e sportistëve profesionistë. kjo nuk do të thotë se sportistët nuk do të mund të stërviten, këtë do ta bëjnë, por në mënyrë individuale e jo kolektive’.

Prej kohësh drejtuesit e klubeve italiane ishin përfshirë në debatet mes tyre për kthimin në stërvitje të sportistëve, por kjo deklaratë e Giuseppe Contes i pllakos të gjitha këto debate.

Top Channel