Në Open ne Top Channel po flitet për  pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Në Open ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një lidhje me skype dha lajmin e mirë që kanë mbërritur në vendin tonë 5 respiratorë.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje me një kompani për 54 respiratorë. Sot kanë mbërritur 5 të tillë që janë instaluar në spitalin Shefqet Ndroqi ose siç quhet ndryshe Covid2. Pjesën tjetër të respiratorëve pritet të vijë në këtë kohë”- tha Manastirliu.

Çfarë do të thotë në këtë kohë?- e pyeti Eni Vasili.

Flasim gjithmonë për muajin prill. Në fund të prillit ose në fillim të majit pritet të vijnë dhe 50 respiratorë të tjerë- tha Manastirliu.

Top Channel