Për një kohë shumë të gjatë është përfolur se Ledri Vula është në një lidhje.

Megjithatë, reperi asnjëherë nuk e ka pranuar. Dyshimet se bëhej fjalë për një vajzë tepër bukuroshe, Sara Hoxha, nisën kur ajo dhe Ledri postonin foto nga të njëjtat destinacione luksoze në të njëjtën kohë, si edhe pasi u fotografuan bashkë në festën e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut, 2 vite më parë.

Dje, 33 vjeçari më në fund e ka “zyrtarizuar” marrëdhënien e tij romantike me Sarën, duke publikuar fotografinë e parë çift.

Top Channel