Karantinë koronavirusi; Policia kap turistët nga SHBA e Australia në festë seksi me vajzat tailandeze

02/04/2020 16:20

Policia në Tailandë arrestoi dje një grup djemsh turistë brenda një feste seksi e drogash me vazja vendase, në thyerje të bllokadës së koronavirusit.

Orgjia po zhvillohej megjithë masat e ashpra në zonën ishullore Phuket, që është nga më të goditurat prej sëmundjes në Tailandë.

Pamjet e operacionit tregonin vajzat të veshura vetëm me bikini ashtu si dhe burrat, të mbledhur të gjithë në një dhomë të vogël.
Policia tha se bastisën festën pasi fqinjët e zemëruar ankoheshin se po shqetësoheshin prej zhurmës.

Ata thanë se në apartmentin në taracë u gjet gjithashtu kokainë e kanabis dhe se ishte në shkelje të shtetrrethimit të orës 20.00 të vendosur në ishull.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ngjarjes u arrestuan mes të cilëve tre britanikë, një australian, një amerikan, një ukrainas, tre femra ukrainase dhe pesë vajza tailandeze.

Oficerët gjetën gjithashtu pesë shishe pijesh alkoolike, disa pije energjike dhe konfiskuan 4.04 gramë marijuana e 0.94 gramë kokainë.

Kreu i policisë Aekanit Danpitaksars tha: “Ata do të akuzohen për shkelje të gjendjes mbretërore të emergjencës me grumbullim në hapësirë të vogël, dhe zotërim drogash’.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel