“Izolimi në banesë nuk është vuajtje por shpëtim”- flet në Open mjekja e njohur

02/04/2020 23:38

Doktoresha kirurge Lida Shosha bëri një status i cili u bë viral në rrjetet sociale. Në status ajo kurajonte qytetarët që janë të izoluar në banesa. “Nuk është vuajtje por është shpëtim”, ishte një ndër fjalitë prekëse të statusit të mjekes.

Ajo bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për karrierën dhe për statusin e saj. Shosha tha se ka 27 vite mjeke dhe ky izolim nuk është vuajtje por një shpëtim.

“Unë kam 27 vite mjeke, kirurge. Vuajtje kanë pacientët e mi. Ne i themi mirëmëngjes vuajtjes çdo mëngjes. Sfida nuk është të qëndrosh në shtëpi, sfida është e atyre personave që janë të shtrirë në krevatet e spitaleve. Vuajte është të jesh i shtrirë më sëmundje nga më të ndryshmet”- tha mjekja.

Top Channel