I infektuari me koronavirus pështyn personin në biletari, më vonë vdes gjatë udhëtimit në tren

02/04/2020 16:43

Një pacient koronavirusi pështyu në fytyrë një njeri në radhën e biletave të trenit, ndërsa më vonë pështyesi u gjet i vdekur në vagon gjatë udhëtimit.

Anan Sahoh, 56 vjeç, u gjet pa ndjenja në vagonin e trenit pasi ishte parë më herët të kollitej e të villte gjatë udhëtimit.
Zyrtarët u alarmuan kur panë në kamerat e sigurisë kur ai pështynte dikë në fytyrë në stacionin e Bangkok teksa po merrnin biletat nga makineria.

Autoritetet tashmë po kërkojnë viktmën e sjelljes së rëndë për të ndaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes.
Njeriu që shihet të ecë me patericë, po udhëtonte nga Bangkok drejt Narathiwat pasi ishte kthyer së fundmi nga Pakistani.

Ai kishte pështyrë një pasagjer të panjohur në stacionin e Bang Sue në Bangkok, dhe më pas mori trenin ku u gjet i vdekur.

Në stacion kontrollet e temperaturës e kishin treguar normal me 36C.
Por pas kryerjes së testiemve në trupin e të vdekurit, ai rezultonte pozitiv me Covid-19. Pasagjerët e tjerë u isoluan dhe vagoni u shkëput nga pjesa tjetër të trenit.

Mjekët thanë se Anan, ishte kthyer së fundmi nga Pakistani dhe kishte një çertfikatë shëndeti pozitive.
Numri i infeksioneve në Tailandë ka arritur në 1,700 – dhe numri i vdekjeve në 130.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel