Një grua e re e trazuar ka vrarë veten pasi trembej se do të “turpërohnej” online nga një pervers i sëmurë i cili e kishte filmuar fshehtësisht teksa ishte në dush.

Rasti tragjik u reflektua në një dokumentar të rrjetit BBC, të cilët kishin udhëtuar në Korenëe Jugut për të hyrë në brendesi të botës së shqetësuese të krimeve dixhitale të seksit.

Babai i viktimës pa dashur të identifikohej, foli për vdekjen e të bijës në fund të vitit që shkoi.

E reja nga qyteti Suncheon, ishte fulmuar fshehtas duke bërë dush në banjot e klinikës patologjike ku punonte. Por megjithse maniaku u arrestua shpejt frika se pamjet mund të ishin shpërndarë nërrjet e çoi atë drejt vetëvrasjes.

Babai i saj trgon se punonjësja e spitalit nis të marrë mjekime por frika dhe makthet nga autori e mbizotëronin.

“E shihte shpesh në ëndërr. Fillimisht bija ime mori anti-depresantë, por vazhdonte ta kishte të vështirë. Frika se dikush që e njihte mund ta kishte parë, e torturonte”.

E reja ishte viktimë e fenomenit të njohur në Korenë e Jugut si ‘Molka’ – një nga tendencat e sëmura për filmimin e grave me kamera të fshehta në situata të sikletshme dhe shpërndarja e tyre online.

Këto raste të tmerrshme krimesh seksuale janë shtuar shumë në Korenë e Jugut prej vitit 2010, dhe në 2018, rreth 7,000 prej tyre ishin raportuar në polici.

Por megjithse nuk ka asnjë shenjë se filmi i Suncheon është postuar në internet, e reja nuk duroi dot ankthin dhe i dha fund jetës.
Dy javë pas ngjarjes 24 vjeçarja u hodh nga ballkoni drejt vdekjes, megjithse i fejuari sapo ishte vendosur në një apartament me të për ta ngushëlluar.

Babai i saj thotë: “Eca dy orë me makinë pas telefonatës, i fejuari i saj e pa të hidhej. Ne vetëm e dëgjuam tragjedinë, por ai e pa dhe po kalon një traumë më vete. Ne vazhdojmë t’i themi ta harrojë bijën tonë, vetëm ta harrojë”.

FOTO GALERI
1/5
Anetare te skuadres se Seul per zbulimin e kamerave te fshehta dhe nje police femer qe inspekton tualetin ne nje muzeum.

Top Channel