“Ekonomia e luftës do vihet me hapa shumë të matur në lëvizje”/ Rama: Kantierët e ndërtimit fillojnë punën me pikatore

02/04/2020 10:51

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm sot për rifillim pune në disa kantiere në vend, duke shtuar se duhet të bëhet durim deri në hapjen e plotë të ekonomisë, me qëllim që të mos kemi humbje të vendeve të punës.

? KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT

? EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT

? DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM

DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM??”, shkruan Rama.

Top Channel