Kevin Durant dhe anëtarët e tjerë të Brooklyn Nets, nuk kanë më simptoma të koronavirusit, njoftoi menaxheri i përgjithshëm Sean Marks.

Nets dy javë më parë njoftuan se katër anëtarë të tyre ishin pozitiv në koronavirus, por nuk treguan emrat e tyre, por vetë Durant njoftoi se ishte njëri prej tyre.

Ylli i NBA tani është shëruar nga koronavirusi.

Tani Durant dhe koleget e tij, nuk janë të vetmit nga NBA që janë prekur nga virusi “Covid 19” dhe kanë kaluar këtë vështirësi, pasi që më parë, Rudi Gober dhe Donovan Miçel, ishin në mesin e atyre që ishin të prekur nga pandemia “Covid 19”.

Rudy Gobert, i cili me veprimin e tij shkaktoi ndërprerje masive të të gjitha garave në ShBA, doli i shëruar javën e kaluar, ashtu si shoku i tij i skuadrës së UTE, Donovan Mitchell.

Me COVID-19 janë shënuar edhe dy lojtarët e LA Lakers.

Top Channel