Dita botërore e autizmit e gjen këtë kategori në izolim, një situatë e vështirë për t’u menaxhuar sidomos për familjen dhe vetë fëmijët.

Qendra e Autizmit Elbasan kujdeset për 75 fëmijë, të cilëve sot me sa mundet përpiqet t’i trajtojë online.

Por mesazhet sensibilizuese nuk kanë munguar. Vetë fëmijët me autizëm, e familjet e tyre, gjithashtu kanë përcjellë mesazhe pranimi dhe dashurie.

Psikologët gjithashtu këshillojnë prindërit si të menaxhojnë këto ditë të izolimit duke treguar më shumë përkushtim dhe mbështetje ndaj fëmijëve.

Dita botërore e autizmit synon ndërgjegjësimin e popullsisë ndaj këtij çrregullimi dhe pranimin e kësaj kategorie me aftësi ndryshe.

Top Channel