Situata e Covid 19 në vendin tonë, ka goditur edhe një sektor ekonomik, siç është ai i makinave me qira.

Drejtori i qendrës kombëtare të automjeteve dhe mjeteve të tjera me qira, Teodor Osoja, thotë se situata financiare për këtë treg është shumë e vështire dhe se qeveria duhet lehtësoje disa barra fiskale ndaj këtyre kompanive.

“Tregu i makinave me qira ka të njëjtën dinamikë dhe duhet trajtuar nga të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe entet rregullatore që mungojnë faktikisht, njësoj me turizmin. Nëse kemi të njëjtën dinamikë me turizmin dhe punojmë kryesisht me të huajt që vijnë këtu apo me shqiptarët të cilët lëvizin jashtë shtetit”.

“Makinat me qira përbëjnë një treg të rëndësishëm, flasim për rreth 42 mijë makina sipas vlerësimit tonë, të cilat presupozojnë një sektor të rëndësishëm të ekonomisë që realizojnë të ardhura”.

Rreth 42 mijë automjete, me rregullat e reja të ndalim qarkullimit, tashme qëndrojnë pa lëvizur.

“Përveç faktit që qiradhënia është e lejuar, kemi të bëjmë më një ndalesë defakto të veprimtarisë sonë, për shkak sepse nuk lejohet qarkullimi i automjeteve; për arsye se portet janë të mbyllura; aeroporti është i mbyllur, fluturimet janë ndaluar. Qarkullimi në përgjithësi është ndaluar. Që do të thotë jemi në kushtet e xhiros 0 lekë dhe 0 euro”.

Problemi i tretë i tregut të makinave me qira lidhet me bankat, të cilat sipas drejtorit të kësaj qendre, Teodor Osoja, nuk kanë marrë parasysh vendimin e bankës së Shqipërisë, për shtyrjen e shlyerjes së kësteve mujore.

“Jemi të tërë në kushtet e kredimarrëse, që do të thotë se na u duk pak e çuditshme, kur nga disa banka apo kompani “leasing”, anëtarët e qendrës sonë janë lajmëruar që do të vazhdojë faturimi i kësteve përkatëse që presupozojnë detyrime të shtuara. Praktikisht jemi në një situatë të vështirë”.

Top Channel