“Alo Edi”/ Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Ke gënjyer median italiane apo në formular të dekriminalizimit?

02/04/2020 12:54

Pas reagimit të Edi Ramës në Twitter nuk ka vonuar kundërpërgjigjja në Facebook e ish-deputetit Oerd Bylykbashi.

“E shkruar e zeze mbi te bardhe : “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:
1. Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane
2. Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.
Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.
Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?”, shkruan ai, shoqëruar me artikullin e gazetës italiane.

Në një intervistë për gazetën sportive “TuttoSport”, kryeministri Edi Rama rrëfeu se vite më parë është arrestuar nga policia Italiane për shkak se kundërshtoi një efektiv policie, teksa kishte shkuar të shihte ndeshjen e Juventusit.

Mbi deklaratën në fjalë reagoi ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili publikoi formularin e dekriminalizimit të Ramës, teksa evidentoi se ai nuk e ka përmendur në asnjë vend këtë arrestim, që sipas tij përbën vepër penale.

“Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie. Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie. Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin. Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia”, shkroi Bylykbashi.

Më pas reagoi vetë Rama:

O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

Top Channel